Të fundit

Behrami: VV-ja nuk është kundër gazit amerikan, por kundër Amerikës

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk është kundër gazit amerikan, por kundër Amerikës.

Në një shkrim në Facebook, ai ka përmendur disa çështje që VV i kishte kundërshtuar.

“VV-ja nuk është kundër gazit amerikan.

VV-ja nuk ka qenë as kundër kompanisë amerikane, ContourGlobal.

VV-ja nuk ka qenë as kundër kompanisë amerikano-turke, Bechtel and Enka.

VV-ja nuk ka qenë as kundër ardhjes në Kosovë të ish-sekretares së Shtetit, Madeleine Albright.

VV-ja nuk ka qenë as kundër projektit të Wesley Clark për gasifikimin e qymyrit në KEK.

VV-ja nuk ka qenë as kundër kontratës së Presidencës me William Walker.

A po e kuptoni?

VV-ja ka qenë, është dhe do të jetë kundër Amerikës”, ka shkruar ai.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci