Të fundit

Gjashtë persona plaçkitin tre shtetase kolumbiane në Prishtinë

Tre shtetase të Kolumbisë kanë raportuar në Policinë e Kosovës se janë grabitur nën kërcënimin e thikës në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 17 qershor rreth orës 22:00 në rrugën “Agim Ramadani”, ndërsa është raportuar më 26 qershor.

Viktimat kanë deklaruar se gjashtë persona të dyshuar i kanë përcjellë deri te banesa e tyre, ku më pas i kanë futur në një dhomë dhe, nën kërcënimin e një thike, u kanë grabitur katër telefona mobilë dhe 300 euro.

Pas grabitjes, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

“Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 17.06.2026 – 22:00. Me 26.06.2026 tri viktimat femra shtetase të Kolumbisë, kanë raportuar se gjashtë persona të dyshuar meshkuj i kishin përcjell viktimat deri tek banesa e tyre dhe të njëjtit i kishin futur viktimat në një dhomë dhe nën kërcënimin e thikës u kanë grabitur 4 telefona dhe 300 €. Të dyshuarit ishin larguar në drejtim të pa njohur. Rasti është duke u hetuar”.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci