Ukraina ka nisur një sulm me raketa në qytetin jugor rus të Volgogradit. Një kompleks i madh ushtarako-industrial u godit. Objekti prodhon sisteme lëshimi raketash balistike, duke përfshirë raketa balistike ndërkontinentale. Autoritetet ruse konfirmuan sulmin, por thanë vetëm se një strukturë industriale ishte goditur dhe disa civilë ishin plagosur.
Volodymyr Zelensky publikoi imazhe të momentit të lëshimit të raketave drejt Rusisë, raketa kruiz “Flamingo” të prodhuara në Ukrainë. Ato arritën të kapërcejnë mbrojtjen ajrore dhe të godasin ndërmarrjen e kompleksit ushtarak rus, i cili është pjesë e zinxhirit të prodhimit, përfshirë raketat me koka bërthamore.
Sulmet ukrainase janë pjesë e strategjisë së Kievit të shpallur nga Volodymyr Zelensky për të detyruar Rusinë të pranojë fundin e luftës.
“Këto janë përgjigjet tona të drejta ndaj Rusisë, ndaj kësaj lufte, një lufte që Rusia e filloi dhe që Rusia duhet ta përfundojë. Rusia duhet ta përfundojë këtë luftë dhe të largohet nga Ukraina, nuk kemi nevojë për luftë. Ukraina u ka paraqitur propozime si partnerëve kryesorë ashtu edhe miqve të Putinit, të cilët kanë dëgjuar se një takim është i mundur dhe se përfundimi i kësaj lufte është i mundur. Rusia duhet të bëjë këtë hap drejt paqes”, është shprehur Zelensky.
Rusia sulmoi gjithashtu Ukrainën me dronë. U goditën stacionet e karburantit, si dhe infrastruktura civile në disa qytete. Autoritetet njoftuan viktima civile.
Every Russian defense facility that serves the war against Ukraine is a just target for our long-range sanctions.
Last night, FP-5 Flamingo missiles successfully struck the Titan-Barrikady facility in Volgograd. It is a major industrial complex where the enemy produces artillery… pic.twitter.com/JB5JmRjTAe
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) June 27, 2026
