Të fundit

Gashi: VV ishte kundërshtuesja kryesore e gazifikimit të thëngjillit, s’e kemi fuqinë t’i vonojmë projektet amerikane

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se, vendi, s’e ka fuqinë institucionale, politike apo ekonomike për të vonuar projekte me interes strategjik amerikan, dhe se, siç ka thënë ai, një devijim nga kjo kornizë e vendos Kosovën në rrezik të izolimit ekonomik dhe politik.

Gashi, ka thënë edhe se, sfidë thelbësore është mungesa e një strategjie serioze shtetërore për energjinë.

‘’ Për hir të së vërtetës, Lëvizja Vetëvendosje ka qenë kundërshtuesja kryesore e projektit të gazifikimit të thëngjillit të udhëhequr nga gjenerali Wesley Clark gjatë periudhës 2013–2020’’, ka shkruar ai mes tjerash.

Postimi:

Kosova nuk e ka, e as nuk duhet të pretendojë ta ketë, fuqinë institucionale, politike apo ekonomike për të bllokuar apo vonuar projekte me interes strategjik amerikan. Ky është një realitet që nuk e kanë ndryshuar as shtete shumë më të mëdha e më të konsoliduara. Çdo devijim nga kjo kornizë e vendos Kosovën në rrezik të izolimit ekonomik dhe politik.

Por problemi real nuk është ky. Sfida thelbësore është mungesa e një strategjie serioze shtetërore për energjinë. Në vend të një vizioni afatgjatë, Kosova vazhdon me vendime ad-hoc, pa konsensus dhe pa orientim të qëndrueshëm zhvillimor. Kjo dëmton jo vetëm ekonominë dhe sigurinë energjetike, por edhe besueshmërinë institucionale të vendit në raport me partnerët strategjikë, në radhë të parë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë kuadër, diskutimet për ndërtimin e kapaciteteve të reja me thëngjill, për gazifikimin e thëngjillit, për kyçjen në rrjetet ndërkombëtare të gazsjellësve, si dhe për zhvillimin e energjisë diellore, të erës dhe resurseve ujore me përdorim të shumëfishtë, duhet të trajtohen si çështje strategjike shtetërore, jo improvizime politike.

Për hir të së vërtetës, Lëvizja Vetëvendosje ka qenë kundërshtuesja kryesore e projektit të gazifikimit të thëngjillit të udhëhequr nga gjenerali Wesley Clark gjatë periudhës 2013–2020.

Kosova ka potencial për t’u shndërruar në një aktor energjetik rajonal dhe eksportues neto të energjisë por vetëm me vizion, plan dhe konsensus afatgjatë.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci