Të fundit

Mbi 1 mijë viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Francë

Ka shkuar në mbi njëmijë persona numri i atyre që kanë vdekur në Francë, si pasojë e temperaturave të larta.

Moti ekstrem ka përfshirë tash e sa ditë Evropën dhe Franca është njëra ndër vendet që është duke u përballur me temperature rekorde.

Agjencia Kombëtare e Shëndetit Publik në Francë ka njoftuar të dielën se numri i viktimave për shkak të nxehtit ka shkuar në mbi 1 mijë.

Sipas të dhënave paraprake, shumica e viktimave janë persona të moshuar dhe sipas agjencisë, numri pritet të rritet, pasi ende po mblidhen të dhëna për vdekjet e regjistruara në shtëpitë e kujdesit dhe në banesat private.

Temperaturat rekord kanë shkaktuar dhjetëra viktima në vende të ndryshme, kanë dëmtuar infrastrukturën, kanë ndërprerë prodhimin e energjisë elektrike dhe kanë vënë nën presion sistemet shëndetësore.

Sipas shkencëtarëve, vala e të nxehtit, e cila nisi më 20 qershor, është më e rënda e regjistruar ndonjëherë në Evropë.

Ata kanë paralajmëruar se kontinenti po ngrohet më shpejt se mesatarja globale për shkak të ndryshimeve klimatike.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci