Të fundit

ShBA-ja dhuron mbi 300 milionë dollarë ndihma për shtetin e Venezuelës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar ndarjen e mbi 300 milionë dollarëve ndihmë për Venezuelën, e cila është goditur nga tërmete të fuqishme që kanë shkaktuar viktima të shumta dhe dëme të mëdha materiale.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se kjo paketë ndihme do të shërbejë për përballimin e emergjencës humanitare në vend, përfshirë kujdesin mjekësor, ndihmën ushqimore, furnizimin me ujë të pijshëm dhe kanalizime, si dhe sigurimin e strehimit, mbrojtjes dhe mbështetjes logjistike.

“Këto fonde do të ofrojnë kujdes mjekësor emergjent, ndihmë ushqimore, ujë dhe kanalizime, strehim, mbrojtje dhe logjistikë”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit, të raportuar nga BBC.

Po ashtu, ShBA ka bërë të ditur se ka rihapur Aeroportin Ndërkombëtar “Simon Bolivar” në Karakas, me qëllim lehtësimin e operacioneve ndërkombëtare të ndihmës dhe shpërndarjes së saj në zonat e prekura.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci