Brazili ka siguruar një vend në 1/8 e Kupës së Botës 2026, pasi përmbysi Japoninë me rezultat 2-1 në një ndeshje dramatike të vendosur në minutat shtesë të kohës së rregullt.
Japonia e mbylli pjesën e parë në epërsi falë një supergoli të Kaishu Sanos në minutën e 29-të, duke shokuar brazilianët dhe duke i lënë në disavantazh pas 45 minutave të para.
Në pjesën e dytë, Brazili reagoi fuqishëm dhe krijoi disa raste të mira që në minutat e para.
Portieri Zion Suzuki ishte protagonist me pritje të shkëlqyera ndaj Bruno Guimarães dhe Casemiros, por nuk mundi të shmangte golin e barazimit.
Në minutën e 56-të, Casemiro shfrytëzoi një krosim të Gabrielit dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 1-1.
Pas golit, “Seleçao” vazhdoi të ushtrojë presion, ndërsa Vinicius Junior ishte shumë pranë përmbysjes në minutën e 59-të, por goditja e tij u ndal nga Zion Suzuki, i cili e devijoi topin në shtyllë me një pritje spektakolare.
Megjithatë, kur gjithçka po shkonte drejt vazhdimeve, Brazili gjeti golin e shumëpritur në minutat shtesë të kohës së rregullt, duke kompletuar përmbysjen e madhe ndaj Japonisë dhe duke fituar 2-1, me Martinellin që gjeti rrjetën .
Me këtë fitore dramatike, “Seleçao” siguron kualifikimin në 1/8 e Kupës së Botës 2026, ndërsa Japonia eliminohet pas një paraqitjeje shumë të mirë, por pa arritur ta ruajë epërsinë deri në fund.
