Të fundit

FSK trajnon specialistët e komunikimit, 12 kursantë përfundojnë me sukses Kursin e Komunikimit

12 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar me sukses Kursin e Komunikimit – Niveli 2, duke fituar njohuri dhe aftësi të avancuara në konfigurimin, instalimin, programimin dhe funksionalizimin e sistemeve të komunikimit Harris.

Gjatë trajnimit, kursantët u aftësuan në përdorimin e sistemeve moderne të komunikimit ushtarak, të cilat mundësojnë komunikim të sigurt, të besueshëm dhe efektiv gjatë operacioneve, ushtrimeve dhe aktiviteteve të ndryshme taktike.

Sipas FSK-së, sistemet Harris përdoren gjerësisht nga forcat e armatosura të vendeve partnere dhe luajnë rol të rëndësishëm në rritjen e ndërveprueshmërisë ndërmjet njësive dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Përfundimi i këtij kursi konsiderohet një hap i rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve profesionale të personelit të komunikimit dhe në forcimin e aftësive operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke siguruar mbështetje më efikase për komandimin dhe kontrollin në të gjitha nivelet e operacioneve.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci