Një shofer është gjobitur me 300 euro nga Policia e Kosovës pasi nuk siguroi kamionin e tij të ngarkuar.
“Më datë 30 qershor 2026, gjatë patrullimit të rregullt në qytetin e Prizrenit, policët e Stacionit Policor Prizren-Veri, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, kanë ndaluar për kontroll një kamion që transportonte blloka ndërtimi”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjatë kontrollit është konstatuar se drejtuesi i kamionit nuk kishte siguruar ngarkesën, duke rrezikuar sigurinë në komunikacion. Për këtë shkelje, personit juridik – kompanisë pronare të kamionit – iu shqiptua gjobë në vlerë prej 300 euro.
