Të fundit

Tre persona humbin jetën gjatë festimeve për fitoren e Meksikës në Kupën e Botës

Një vajzë 19-vjeçare është mes tre personave që humbën jetën nga asfiksia gjatë festimeve për fitoren e Meksikës në Kupën e Botës, të mbajtura të martën në Mexico City.

Viktimat e tjera janë një grua 48-vjeçare dhe një burrë 44-vjeçar. Sipas autoriteteve shëndetësore të kryeqytetit, ata humbën jetën pasi turma të mëdha njerëzish dolën në rrugë për të festuar fitoren 2-0 të Meksikës ndaj Ekuadorit, shkruan BBC.

Qeveria e qytetit bëri të ditur se mbi një milion njerëz u mblodhën, kryesisht pranë monumentit Engjëlli i Pavarësisë (Angel de la Independencia) në qendër të Mexico City, për të festuar kualifikimin e Meksikës në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës, suksesin e parë të këtij lloji që nga viti 1986.

Kryetarja e Bashkisë së Mexico City, Clara Brugada, shprehu “ngushëllimet më të sinqerta” për familjet e viktimave dhe premtoi mbështetje për ta në ditët në vijim.

Autoritetet shëndetësore njoftuan se ekipet e emergjencës u përgjigjën ndaj tre personave të gjetur pa ndjenja në pika të ndryshme përgjatë bulevardit Paseo de la Reforma, përpara se t’i transportonin me urgjencë në spital. Fatkeqësisht, të tre humbën jetën.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci