Nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Basri Shabani konfirmoi se tre nga katër të plagosurit në Podujevë të enjten kanë lidhje mes vete, ndërsa i katërti ishte kalimtar i rastit.
Shabani, në një deklaratë për media nga vendi i ngjarjes, tha se kalimtari i rastit, i plagosur nga të shtënat në qendër të Podujevës, “fatmirësisht” ka pësuar vetëm lëndime të lehta trupore.
“Tre janë të përfshirë drejtpërdrejt në këtë incident, ndërsa i katërti një kalimtar i rastit, por i cili fatmirësisht ka lëndime të lehta lehta trupore”, tha Shabani.
Ai tha se tre persona ishin të përfshirë drejtpërdrejt në të shtënat me armë.
“Pas incizimeve që kemi nxjerr nga vendi i ngjarjes, tre personat që kanë qenë drejtpëdrejt të përfshirë janë të lënduar me armë zjarri dhe të njëjtit po trajtohen në QKUK në Prishtinë”, tha Shabani.
Nënkoloneli policor tha se të përfshirët kanë lidhje familjare mes tyre.
