Me grup aktivistësh si opozitar, Albin Kurti rrokulliste kamionët që hynin nga Serbia dhe shkatërronte e shkatërronte këto mallra. U ngrit në pushtet me pretendimet se shteti duhet të përkrah prodhimin dhe biznesin vendor dhe të refuzojë mallin nga Serbia.
Madje, për to bëri edhe fushata si “Duaje tënden” dhe “Blej shqip”. Mirëpo këto fushata i përkasin të kaluarës dhe të cilat nuk u realizuan asnjëherë edhe pse erdhi në pushtet. Albin Kurti nuk bojkotoi produktet serbe, as nuk bllokoi kufirin me Serbinë për të ndaluar mallrat e shtetit fqinj.

Që prej ngritjes së tij në pushtet, importi i mallrave nga Serbia ka kaluar shifrën e 200 milionëve, pothuajse çdo vit. Prodhuesit vendor iu ka vështirësuar mbijetesa.
Gjithçka ka nisur me daljen në treg të hapur të energjisë kur faturat e zakonshme dhe minimale “fluturuan në qiell”.
Ndërkaq, së fundmi, ambasadori britanik u ankua se investitorët e huaj ndihen të pasigurt për të investuar në Kosovë.
Zyrtari i Agjencionit të Ushqimit, Eroll Shehu ka pranuar se ministri i Bujqësisë, Armend Muja ka dhenë urdhër për inspektim paparalajmërim në qumështoren “Vita”.
Sot 25 inspektorë kanë shkuar për inspektim paparalajmërim në qumështoren “Vita”.
AUVK-ja ia ka mësyrë qumështores për ta mbyllur me arsyetimin se prodhuesi ka ulur sasinë e prodhimit të qumështit nga 1 korriku për shkak të mungesë së tregut.
Ndërkaq, zyrtari duke mos dhenë detaje të tjera, ka pranuar se urdhri është i ministrit.
“Jemi duke e zbatuar vendimin e ministrit, vendimi është që të bëhet inspektimi paparalajmërim, sot e kemi urdhër që të bëhet në këtë qumështore” ka thënë ai.
