Ndeshja e raundit të 1/32-ave të Kupës së Botës midis Kroacisë dhe Portugalisë u luajt në një ditë shumë të veçantë dhe emocionuese për të gjithë stafin dhe lojtarët e ekipit kombëtar portugez.
Pikërisht në këtë ditë një vit më parë, ish-shoku i tyre i ekipit Diogo Jota vdiq në një aksident trafiku, kështu që fitoren ndaj Kroacisë ata ia dedikuan ish-sulmuesit.
Një postim iu dedikua atij edhe nga kapiteni i ekipit kombëtar, Cristiano Ronaldo, i cili postoi në Instagram menjëherë pas ndeshjes.
“Fituam për veten tonë, për Diogon dhe për Portugalinë! Vazhdojmë!”, shkruhet në postimin e sulmuesit me një foto të tij duke mbajtur fanellën me numrin 21 të Jotës.
Postimi shpejt mori një numër të madh reagimesh, me pothuajse shtatë milionë përdorues që e ‘pëlqyen’ postimin.
Ronaldo foli për ish-shokun e tij të skuadrës edhe pas ndeshjes.
“Është një ditë e veçantë për shkak të Jotës tonë, i cili na shikon nga lart. Të gjithë e ndjemë se ai ishte i pranishëm me ne dhe sot i bëmë homazhe në mënyrën më të mirë të mundshme me fitore”, tha kapiteni i Portugalisë.

