Të fundit

Mbyllja e Qumështores ‘Vita’, fermerët e Istogut protestojnë sot në Prishtinë

Fermerët e Istogut kanë paralajmëruar që sot do të nisen me traktorë drejt Prishtinës, për të mbajtur protestë para Ministrisë së Bujqësisë, raporton Ekonomia Online.

Protesta pritet të mbahet sot në mesditë.

Me traktorë dhe makineri të rënda, fermerët do të marshojnë drejt kryeqytetit për të shprehur pakënaqësinë e tyre pas zhvillimeve në fabrikën e përpunimit të qumështit Vita.

Sipas organizatorëve, protesta do të jetë paqësore, ndërsa synon të kërkojë reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e prodhuesve vendorë dhe adresimin e problemeve me të cilat po përballet sektori i qumështit.

Organizatorët kanë thënë se protestës pritet t’u bashkohen fermerë edhe nga komuna të tjera të Kosovës.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci