Të fundit

“Amerikë, faleminderit!”, urimi i Zelenskyt për përvjetorin e 250-të të pavarësisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të shtunën uroi Shtetet e Bashkuara për 250-vjetorin e pavarësisë së tyre.

Ashtu si amerikanët luftuan dhe mbrojtën pavarësinë e tyre, Ukraina tani po lufton për sovranitetin e saj, lirinë e saj dhe të drejtën e qytetarëve të saj për lumturi”, shkroi Zelensky në një mesazh me këtë rast.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara kishin ndihmuar në çlirimin e botës nga “tiranët” në shekullin e kaluar dhe kishin ndërtuar partneritete që sollën paqe të qëndrueshme dhe mundësi për zhvillim në liri.

Tani, në shekullin e 21-të, ndikimi dhe rëndësia e Amerikës sigurisht nuk janë më pak,” shkroi ai më tej.

“Dhe ne e shohim këtë veçanërisht qartë në Ukrainë, e cila po lufton për pavarësinë e saj, lirinë dhe të drejtën e popullit tonë për lumturi me të njëjtën shpresë, të njëjtin qëllim dhe të njëjtën vendosmëri me të cilën amerikanët fituan dhe mbrojtën pavarësinë e tyre.” Ai përfundoi: “Uroj që ëndrrat e njerëzve të lirë të triumfojnë gjithmonë mbi të keqen dhe urrejtjen e atyre që kërkojnë të shkatërrojnë lirinë. Amerikë, faleminderit! Jam i bindur se nëse jemi së bashku, patjetër do ta arrijmë paqen! Urime për Ditën e Pavarësisë!”

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci