Të fundit

Dega e Parë e LDK në Zvicër analizon rezultatin zgjedhor, i jep mbështetje Abdixhikut

Ramadush Emini Dega e Parë e LDK-së në Zvicër ka bërë të ditur se kanë mbajtur një takim për të analizuar rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit.

Ai përmes një postimi në Facebook tha gjithashtu se në këtë takim kanë rikonfirmuar mbështetjen e plotë për lidershipin e Lidhjes Demokratike e Kosovës, në krye me Lumir Abdixhikun.

“Sot, Dega e Parë e LDK-së në Zvicër mbajti takimin e analizës së rezultateve të zgjedhjeve të qershorit. Pas një diskutimi të hapur dhe konstruktiv, unanimisht shprehëm mbështetjen tonë për çdo vendim që do të marrë Kryesia Qendrore e LDK-së lidhur me hapat e mëtejmë politikë, gjithmonë në funksion të ofrimit të institucioneve të qëndrueshme dhe në interes të Kosova dhe qytetarëve të saj”.

“Njëkohësisht, rikonfirmuam mbështetjen e plotë për lidershipin e Lidhjes Demokratike e Kosovës, në krye me Lumir Abdixhiku, duke besuar se uniteti, përgjegjësia dhe vizioni janë rruga përpara. Të bashkuar, të vendosur dhe gjithmonë në shërbim të atdheut”, shkroi ai.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci