Të fundit

Tentoi vjedhjen, kapet në flagrancë 37-vjeçari në Prishtinë

Këtë të hënë, Njësitet e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë kanë realizuar një operacion të suksesshëm, i cili ka rezultuar me arrestimin në flagrancë të një personi të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Sipas njoftimit të policisë dhe bazuar në veprimet e ndërmarra, njësitet policore kanë identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar në momentin kur ai kishte hyrë në një shtëpi në Prishtinë, transmeton Klankosova.tv.

Personi i dyshuar, D.K., 37 vjeç, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje për 48-orë.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci