Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj udhëheqësve iranianë, ndërsa në Iran po zhvillohet ceremonia mortore disaditore për Ajatollah Ali Khamenein.
Sipas Katz, çdo udhëheqës iranian që “përpiqet të çojë përpara planet për të shkatërruar Izraelin do të pengohet”.
“Ajatollah Khamenei, funerali i të cilit po zhvillohet tani, u eliminua nga Izraeli sepse ai inicioi dhe udhëhoqi planin për të shkatërruar Izraelin në Iran dhe në të gjithë rajonin“, deklaroi ministri izraelit, sipas zyrës së tij.
Ai shtoi se sulmet e përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit “eliminuan kërcënimet e menjëhershme ekzistenciale” ndaj Izraelit dhe goditën rëndë aftësitë strategjike të Teheranit.
Katz reagoi edhe ndaj thirrjeve “Vdekje Trump”, të dëgjuara gjatë ceremonisë mortore në Iran, duke i cilësuar ato si “të turpshme” dhe duke thënë se ato “zbulojnë natyrën e vërtetë të regjimit të ajatollahëve”.
