Të fundit

Bllokohet përkohësisht autostrada Durrës–Tiranë, tymi i zjarrit në Shijak ul shikueshmërinë

Autostrada Durrës–Tiranë është bllokuar përkohësisht në segmentin pranë Shijakut, si pasojë e përhapjes së tymit të dendur të shkaktuar nga një zjarr në zonën e Koxhasit.

Sipas raportimeve, tymi ka mbuluar një pjesë të madhe të aksit rrugor, duke ulur ndjeshëm shikueshmërinë dhe duke krijuar rrezik për qarkullimin e automjeteve.

Për shkak të situatës së krijuar, autoritetet kanë marrë vendim për mbylljen e përkohshme të segmentit rrugor, deri në përmirësimin e kushteve dhe largimin e tymit nga zona.

Në terren po vijojnë ndërhyrjet për shuarjen e zjarrit, ndërsa drejtuesve të mjeteve u është bërë thirrje për kujdes dhe shmangie të lëvizjes në këtë aks deri në njoftim të ri.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci