Të fundit

Macron viziton Sirinë, udhëtimi i parë i një lideri të BE-së në Damask pas rrëzimit të Assadit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka mbërritur të hënën në Siri, në vizitën e parë të një kreu shteti të Bashkimit Evropian në Damask që nga rrëzimi i regjimit të ish-presidentit Bashar al-Assad në vitin 2024.

Lajmi u konfirmua nga agjencia shtetërore siriane e lajmeve, e cila bëri të ditur se vizita e Macronit shënon një etapë të re në marrëdhëniet mes Sirisë dhe vendeve evropiane, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Vizita vjen në një kohë kur Siria po kalon një transformim të rëndësishëm politik nën udhëheqjen e presidentit Ahmed al-Sharaa.

Sharaa, ish-komandant i al-Qaedas, ka krijuar marrëdhënie të ngushta me shtete perëndimore dhe vende të Lindjes së Mesme, të cilat më parë kishin izoluar regjimin e Assadit.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci