Portieri legjendar meksikan, Guillermo Ochoa, i ka thënë lamtumirë futbollit. Ai u largua me lot në sy, pas humbjes 3:2 të Meksikës nga Anglia në 1/8 e finales të Kupës së Botës.
Ishte fundi i karrierës më mbresëlënëse në historinë e futbollit meksikan.
Portieri i famshëm kishte njoftuar më parë se do të tërhiqej nga futbolli pas Kupës së Botës
Karriera e tij zgjati dy dekada, përfshirë paraqitjen në gjashtë Kupa të Botës.
Pas ndeshjes ndaj Anglisë, tifozët u ngritën në këmbë dhe e duartrokitën, duke e vlerësuar për gjithçka që i ka dhënë futbollit meksikan.
