Të fundit

Bill Clinton uron George W. Bushin për 80-vjetorin: Miqësia jonë është një nga dhuratat më të mëdha të jetës sime

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka uruar ish-presidentin George W. Bush me rastin e 80-vjetorit të lindjes, duke e cilësuar miqësinë me të dhe familjen Bush si një nga dhuratat më të mëdha të jetës së tij.

Në mesazhin e publikuar, Clinton theksoi se miqësia e tyre i ka kujtuar gjithmonë se, përpara se të jenë politikanë, janë amerikanë dhe, mbi të gjitha, njerëz.

Me humor, ai shtoi se për muajin e ardhshëm është veçanërisht mirënjohës që më në fund ka dikë më të moshuar se ai. Clinton i uroi Bushit shumë vite të tjera me shëndet, lumturi dhe miqësi, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara janë më të forta kur qytetarët kujtojnë se ato që i bashkojnë janë më të mëdha se ato që i ndajnë.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci