Të fundit

Epidemia e Ebolës në Kongo kalon 500 viktima, OBSH: Situatë shqetësuese në rajon

Numri i viktimave nga shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos ka kaluar 500, sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), bazuar në informacionet e autoriteteve shëndetësore lokale.

Sipas raportit të OBSH-së të datës 4 korrik, në RD të Kongos janë regjistruar 506 viktima dhe 1,561 raste të konfirmuara të infeksionit.

Ndërkohë, në Ugandën fqinje janë raportuar 20 raste të konfirmuara dhe vetëm dy viktima, duke treguar një përhapje më të kufizuar të sëmundjes në këtë vend.

Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se shpërthimi aktual në RD të Kongos është shpallur zyrtarisht më 15 maj dhe përfaqëson shpërthimin e 17-të të Ebolës në vend. Sipas OBSH-së, ai është shkaktuar nga varianti Bundibugyo, për të cilin aktualisht nuk ekziston vaksinë apo trajtim specifik.

Ebola është një sëmundje virale e rrezikshme që shkakton ethe hemorragjike dhe ka shkaktuar më shumë se 15,000 viktima në Afrikë gjatë pesë dekadave të fundit. Shpërthimi më i rëndë në RD të Kongos mbetet ai i viteve 2018–2020, kur u regjistruan rreth 3,500 raste dhe afro 2,300 viktima.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci