Të fundit

Merino shuan ëndrrat e Ronaldos dhe Portugalisë për Kupën e Botës

Spanja ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Botës, pasi mposhti Portugalinë me rezultat minimal 1-0 në një përballje të fortë iberike.

Ndeshja dukej se po shkonte drejt kohës shtesë, por spanjollët goditën në minutat shtesë.

Portugalia pati disa raste të mira për të kaluar në epërsi në pjesën e parë. Cristiano Ronaldo u ndal nga një pritje e shkëlqyer e Unai Simón në minutën e 37-të, ndërsa Nuno Mendes goditi shtyllën në minutën e 41-të pas një aksioni të rrezikshëm nga e majta.

Edhe Spanja krijoi mundësi në pjesën e parë. Álex Baena provoi nga distanca, por Diogo Costa reagoi mirë, ndërsa Mikel Oyarzabal dhe Dani Olmo nuk arritën të konkretizonin rastet e tyre.

Luis de la Fuente freskoi skuadrën në pjesën e dytë, duke aktivizuar Ferran Torres, Fabián Ruiz dhe Mikel Merino.

Pikërisht dy nga zëvendësuesit vendosën fatin e ndeshjes, kur Torres asistoi, ndërsa Merino realizoi golin që e dërgoi Spanjën në mesin e tetë ekipeve më të mira të turneut.

Spanja tani vazhdon rrugëtimin në Kupën e Botës dhe do të kërkojë një vend në gjysmëfinale, ndërsa Portugalia i jep fund aventurës së saj në raundin e 16-të

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci