Policia e Kosovës e ka ndaluar një person në fshatin Bervenik të Podujevës, i cili po drejtonte traktorin që ishte i ngarkuar me dru.
Ndalimi i til është bërë pasi dyshimeve se ai e kishte kaluar ilegalisht kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
“Raportohet se është ndaluar një traktor i ngarkuar me dru, që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Republikë e Kosovës. Me vendim të prokurorit, drutë i janë dorëzuar doganës, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin 24-orësh.
Ndaj tij është hapur rast për kalim të paautorizuar të vendkalimeve kufitare dhe kontrabandim me mallra.
