Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit Folarin Balogun me presionin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump ka ngjallur debat dhe kritika të mëdha për ndikimin politik të FIFA-s.
Ndaj këtij vendimi kishte reaguar edhe përfaqësuesja e Belgjikës e cila kishte ndeshjen kundër SHBA-së dhe Balogun do të mungonte fiks për këtë ndeshje nëse nuk do t’i hiqej kartoni i kuq.
Ditën e vendimit për heqjen e kartonit të kuq, trajneri i Belgjikës, Rudi Garcia e quajti si “Ditë të 1 prillit”, duke e lidhur me ditën e gënjeshtrave.
Mirëpo edhe pse Balogun ishte në lojë të hënën, nuk e ndaloi Belgjikën që të fitonte me rezultat të thellë 4 me 1.
SHBA-ja pati një paraqitje skandaloze dhe me shumë gabime.
Pas ndeshjes kombëtarja belge bëri një postim duke u tallur me SHBA-në.
“Hiqeni këtë”, ka shkruar Belgjika duke aluduar në heqjen e kartonit të kuq.

