Të fundit

“Kosova ndër top-vendet me rritjen ekonomike”, Murati shpërndan analizën kritike për importin e lartë të Kosovës

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka shpërndarë një artikull të Euronews, që duke cituar Fondin Monetar Ndërkombëtar, ka vlerësuar se Kosova pritet të jetë ndër top-shtetet me rritjen më të shpejtë ekonomike për vitet 2027-2031.

Murati ka publikuar këtë analizë teksa nuk ka përmendur se në po të njëjtin tekst nuk përmendet ndonjë rast konkret kur qeveria ka ndikuar në këtë rritje ekonomike.

“Euronews sot ka publikuar një artikull ku tregon se sipas FMN-së, Kosova pritet të jetë ndër top vendet me rritjen ekonomike më të shpejtë gjatë viteve të ardhshme”, ka shkruar Murati.

Mirëpo në këtë analizë të Euronews në pjesën për Kosovën vlerëson se rritja ekonomike do të jetë për pjesën më të madhe shkaku i kërkesës dhe importit të lartë.

Sipas këtij raporti rritja do të mbështetet nga konsumi i fortë i familjeve, të hyrat nga diaspora dhe forca punëtore e grupmoshave të reja.

Në këtë raport nuk përmendet puna e qeverisë në ngritjen ekonomike.

“Nxitësit e rritjes janë të veçantë. Paratë e dërguara në vendlindje nga diaspora e madhe, kryesisht në Gjermani dhe Zvicër, financojnë si konsumin ashtu edhe investimet në biznes, teksa shpenzimet publike në infrastrukturë dhe sektori bankar në rritje i shtohen kësaj përzierjeje”, thuhet në analizën e Euronews.

“Dobësia është ana tjetër e të njëjtës medalje: rritja është e udhëhequr nga kërkesa dhe importi shumë i madh, vendi ende nuk ka ndërtuar bazë konkurruese eksporti”, vlerësohet në analizë.

 

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci