Të fundit

Fermeri Çeku i përgjigjet Matoshit – publikon dokumentin e ndalimit për drogë të vajzës së saj

Fermeri Tafë Çeku ka publikuar dëshminë e ndalimit për posedim të substancave narkotike të Kaona Sylejmanit, vajzës së Adriana Matoshi, në një kundërpërgjigje ndaj akuzave të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje ndaj fermerëve.

Matoshi, në një postim të publikuar të hënën, akuzoi indirekt fermerët dhe Qumështoren Vita për “dëmtim të shëndetit” të qytetarëve, ndonëse analizat e mostrave të marra së fundmi në Qumështoren Vita nuk janë bërë ende publike nga Agjencia e Ushqimit (AUV).

Në kundërpërgjigje ndaj akuzave të deputetes së pushtetit, fermeri nga Deçani, Tafë Çeku ka thënë se ai nuk e helmon popullin, të cilin ka thënë se “e kam mbrojtë bashkë me babë e me vllazni”.

“Unë nuk e helmoj popullin tim se me gjak e kom mbrojtë bashkë më babë e vllaznit, ju jeni të helmuar familjarisht”, tha Çeku, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka publikuar një dëshmi të ndalimit për posedim të narkotikëve të Kaona Sylejmanit, vajzës së deputetes.

Rasti, dëshmohet në raportin policor të cilin e ka publikuar fermeri Çeku, kishte ndodhur në qershor të vitit të kaluar. Sylejmani, aktore 26-vjeçare, ishte ndaluar në pikëkalimin kufitar të Vërmicës, pasi ishte kapur me marihuanë.

“Gjatë kontrollimit të hollësishëm të dyshuarit, pasagjeri me numër 2 (Kaona Sylejmani), në çantën personale të krahut në brendësi është hsaur në një sasi e mbështjell me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 0.37 gramë”, thuhet në raportin e Policisë, të cilin e ka publikuar sot fermeri Çeku.

Sipas dëshmisë, e dyshuara kishte pranuar se substanca narkotike e llojit marihuanë i përkiste asaj.

Prokurori kishte hapur rast ndaj Sylejmanit, ndërsa ajo ishte liruar në procedurë të rregullt. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci