Të fundit

Bahtiri për “interesat e Amerikës”: Ata janë në gjendje të likuidojnë edhe presidentin, lëre më një kryeministër

Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri ka bërë një deklaratë skandaloze në DTV media, duke pretenduar se ShBA-të mund ta likuidojnë një lider politik.

Duke folur për raportet e Kurtit me ShBA-në, ai tha se ShBA-ja është në gjendje të likuidojë një Kryetar të Shtetit që shkon kundër interesave amerikane, e lëre më një Kryeministër.

“Qysh mendoni ju, që me kanë dikush kundër Amerikës edhe mundet me kanë në qeveri? Asnjëherë. Kurrë. Asnjëherë. Ata janë në gjendje, kur është interesi amerikan edhe Kryetarin e shtetit me e likuidu. Siç edhe ka ndodh, ju e dini. E le më një Kryeministër…” – është shprehur Bahtiri.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci