Të fundit

ShBA kryen sulme ndaj Iranit pas paralajmërimit të Trump

Sulmet e pritura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit kanë filluar sonte.

Një zyrtar amerikan konfirmoi se sulmet kishin filluar pak para se Komanda Qendrore e ShBA-së të ndante një deklaratë në mediat sociale, duke thënë se ato po kryheshin me urdhër të presidentit amerikan, Donald Trump, raporton Sky News.

Ai shtoi se ata synonin të “degradonin më tej aftësinë e Iranit për të kërcënuar lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit”.

Në samitin e NATO-s në Turqi, Donald Trump u zotua të godasë përsëri Iranin pas sulmeve të kryera mbrëmë.

Sulmet e mbrëmshme dhe këto sonte u konsideruan si hakmarrëse, pasi tri anije tregtare që po kalonin ngushticën u qëlluan nga Irani këtë javë.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci