Të fundit

VBS aplikon në ZRrE për ndërtimin e një parku solar 8 MW në Gjakovë

Kompania VBS SH.P.K. ka njoftuar se ka aplikuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRrE) për marrjen e autorizimit për ndërtimin e një parku solar me kapacitet prej 8 MW në zonën kadastrale Kodra e Hutit, në Komunën e Gjakovës. Sipas njoftimit publik, kompania ka dorëzuar dokumentacionin dhe lejet e nevojshme për realizimin e projektit.

NJOFTIM PUBLIK

Shoqëria “VBS” SH.P.K., me numër unik identifikues 811159963, me adresë: Rr. “Lagjja Marigona Residence”, pn, Komuna e Graçanicës, Republika e Kosovës, në përputhje me dispozitat e Nenit 13 të Rregullës Nr. 03/2022 për Procedurën e Autorizimit për Ndërtimin e Projekteve të Energjisë, me datë 15.06.2026 ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRrE) aplikacionin për marrje të autorizimit për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike nga panelet solare me kapacitet të instaluar prej 8 MW, në ZK Kodra e Hutit, Komuna e Gjakovës, Republika e Kosovës.

Shoqëria “VBS” SH.P.K., për projektin solar me kapacitet të instaluar prej 8 MW në Kodrën e Hutit, Komuna e Gjakovës, me rastin e aplikimit, ka dorëzuar në ZRrE dëshmitë për marrje të autorizimit, siç janë:

* Pëlqimi Mjedisor Nr. 4099-2/23, dt. 20.12.2023, i lëshuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
* Pëlqimi nr. 07/351/02-13141, dt. 30.06.2023, i lëshuar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Gjakovës.
* Vendimi për Leje Ndërtimore nr. 07/351/02-1967, dt. 29.02.2024, për ndërtimin e parkut të energjisë diellore me kapacitet prej 8 MW.
* Plotësim-vendimi nr. 07/351/02-24807, dt. 06.02.2026.
* Pëlqimi Elektroenergjetik Nr. 4591, dt. 01.04.2026, i lëshuar nga KEDS SH.A.
* Dëshmi mbi të drejtat pronësore.
* Deklaratë për shitjen e energjisë.
* Dëshmi për posedimin e 10% të vlerës.
* Parakontratë për inxhinieri dhe prokurim.
* Studimi i fizibilitetit teknik dhe financiar.
* Plani i biznesit.
* Plani dinamik i realizimit.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci