Të fundit

Zyra e BE-së në Kosovë: Rusia po i shkel premtimet, partneriteti me të po bëhet barrë strategjike

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë vlerëson se Rusia prej kohësh është përpjekur ta paraqesë veten si një partner të besueshëm dhe burim stabiliteti përtej Perëndimit, por pa e mbështetur këtë në praktikë.

“Rusia prej kohësh është përpjekur ta paraqesë veten si një partner të besueshëm dhe si burim stabiliteti përtej Perëndimit. Por, ndërsa presioni rritet, dallimi mes premtimeve të saj dhe veprimeve të saj po bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u injoruar”, thuhet në një postim në Facebook të Zyrës së BE-së në Kosovë.

Sipas saj, për shumë qeveri tashmë shtrohet pyetja nëse partneriteti me Rusinë mbetet ende një zgjedhje strategjike dhe e qëndrueshme për të ardhmen.

“Për shumë qeveri, sot çështja është nëse partneriteti me Rusinë mbetet ende një zgjedhje strategjike dhe e qëndrueshme për të ardhmen. Një marrëdhënie e ndërtuar mbi paqëndrueshmëri, zotime të shkelura dhe ndikim në rënie po duket gjithnjë e më pak si një aset strategjik dhe gjithnjë e më shumë si një barrë strategjike”, thuhet në postim.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci