Të fundit

Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit

Partia Demokratike e Kosovës ka nisur mbledhjen e Kryesisë, ku në fokus të diskutimeve janë rezultatet e zgjedhjeve, të certifikuara një ditë më parë, si dhe zhvillimet politike pas tyre.

Përparim Gruda, deklaroi se partia ka pranuar ftesën për takim nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duke theksuar se në këtë takim do të trajtohen temat që lidhen me krijimin e institucioneve të reja.

Gruda tha se rezultati zgjedhor ka dëshmuar se asnjë subjekt politik nuk ka siguruar mbështetje të mjaftueshme për ta formuar i vetëm qeverinë, ndaj, sipas tij, krijimi i institucioneve kërkon marrëveshje politike.

Ai bëri të ditur se në takimin me Kurtin do të diskutohet jo vetëm për formimin e institucioneve, por edhe për çështjen e presidentit të vendit.

Në mbledhjen e Kryesisë së PDK-së pritet të shqyrtohen edhe qëndrimet e partisë lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe hapat e mëtejmë në procesin e konstituimit të institucioneve.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci