Të fundit

Haziri tregon se çfarë po diskutohet në mbledhjen e kryesisë së LDK-së

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se partia po zhvillon debat të brendshëm për dy çështje thelbësore, duke analizuar rezultatin e fundit zgjedhor.

Haziri tha se është nxjerrë nevoja për të diskutuar kërkesat që lidhen me interesimin për bashkëpunim si vlerë politike.

Ai theksoi se nuk sheh hapësirë apo arsye për të menduar opsionin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vjeshtë, ndërsa shtoi se ftesa e sotme konfirmon se është trajtuar letra e dërguar nga Lumir Abdixhiku dhe se për të do të jepen sqarimet e nevojshme.

“LDK po diskuton në debat të brendshëm dy çështje thelbësore, duke analizuar rezultatin e fundit zgjedhor. Pas takimit sot, Kryesia ka nxjerrë nevojën që të diskutohen kërkesat që lidhen me interesimin për bashkëpunim si vlerë politike. Nuk ka hapësirë dhe asnjë arsyeje me e mendu opsionin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vjeshtë, por ftesa e sotme konfirmon se Abdixhiku ka trajtuar letrën, është duke e diskutuar dhe do t’i japë sqarimet e domosdoshme. Ne, pas zgjedhjeve të dhjetorit, kemi bashkëpunuar, varësisht se çka do të sjellë përfundimi i kësaj mbledhjeje. Janë çështje të brendshme që po diskutohen”, tha ai.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci