Të fundit

Aleanca refuzon takimin, paraqet edhe njëherë kërkesat që duhet të plotësojë Kurti

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se ka refuzuar ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për takim lidhur me formimin e institucioneve të reja.

Gjini ka bërë të ditur se përgjigja zyrtare i është dërguar Kurtit, duke theksuar se këtë e ka bërë në funksion të transparencës ndaj qytetarëve.

Përmes një postimi, Gjini ka njoftuar se ka ndarë publikisht përmbajtjen e përgjigjes zyrtare, ndërsa ka ritheksuar se qëndrimi i Aleancës mbetet i pandryshuar.

“Për hir të transparencës ndaj qytetarëve, po e ndaj me ju përgjigjen zyrtare të Aleancës që sapo i është nisur Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti. Qëndrimi ynë mbetet ai i datës 26 qershor, i qartë, parimor dhe tërësisht publik”, ka shkruar Gjini.

Ai nuk ka dhënë detaje shtesë mbi përmbajtjen e letrës, por ka bërë të qartë se Aleanca vazhdon t’i qëndrojë pozicionit të shpallur më 26 qershor.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci