Të fundit

Arrestohet në Rumani 37-vjeçari nga Kosova, kërkohej nga Gjermania për grabitje

Një 37-vjeçar nga Kosova, i shpallur në kërkim nga autoritetet gjyqësore gjermane për përfshirje në disa raste grabitjesh, është arrestuar nga policia rumune në komunën Buturugeni, në qarkun Giurgiu.

Sipas autoriteteve rumune, arrestimi u krye dje, më 8 korrik, pas një kërkese të ardhur nga Inspektorati i Policisë së Qarkut Braila.

Oficerët e Shërbimit të Hetimit Penal në Giurgiu, në bashkëpunim me policinë rurale të stacionit nr. 6 në Mihailesti, zhvilluan një operacion për lokalizimin e personave në kërkim dhe arritën të identifikonin dhe ndalonin të dyshuarin.

Ndaj 37-vjeçarit ishte lëshuar një urdhër-arresti evropian nga autoritetet gjermane për vepra penale që lidhen me grabitje dhe vjedhje.

Pas arrestimit, ai është shoqëruar në Qendrën e Paraburgimit dhe Ndalimit të Policisë së Bukureshtit, me mbështetjen e forcave speciale të Shërbimit të Operacioneve Speciale të Giurgiut, ndërsa pritet vijimi i procedurave ligjore për ekstradim.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci