Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se pret që takimet me liderët e partive opozitare për çështjen e presidentit të jenë “konstruktive”.
Ai është deklaruar sot derisa po shkonte në objektin e Kuvendit të Kosovës, aty ku do të takohet fillimisht me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën, e pastaj me Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Presim që takimi të jetë konstruktiv dhe t’i konstituojme institucionet e legjistaurës 11”, tha kryeministri në detyrë para takimit që pritet ta zhvillojë rreth orës 09:00 me Hamzën.
Në shoqërinë e kryetarit të Vetëvendosjes është parë ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, i cili po ashtu pritet të marrë pjesë në diskutimet e brendshme. /Paparaci.com
