Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi Iranin të shtunën, pas ceremonisë mortore të Udhëheqësit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, ku u dëgjuan thirrje të hapura për vrasjen e tij.
Në platformën e tij Truth Social, Trump tha se 1000 raketa amerikane janë gati dhe të drejtuara kah Irani nëse ky shtet tenton të dëgjojë thirrjet për ta vrarë atë.
“1000 raketa janë gati për lëshim, të drejtuara ndaj Republikës Islamike të Iranit, me mijëra të tjera që do të pasojnë menjëherë, nëse qeveria iraniane vepron sipas kërcënimit të saj, të shprehur në shumë vende të botës, për të më vrarë ose për të tentuar të më vrasë, presidentin aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në këtë rast, MUA! Urdhrat tashmë janë dhënë dhe ushtria amerikane është e gatshme, e vullnetshme dhe e aftë, për një periudhë njëvjeçare, me mundësi zgjatjeje, që të shkatërrojë dhe të zhdukë plotësisht të gjitha zonat e Iranit – LAVDI I QOFTË ALLAHUT!”, shkroi Trump.
Trump i bëri komentet në platformën e tij Truth Social, pasi zyrtarë të lartë amerikanë kërkuan që Irani të bënte një deklaratë publike se Ngushtica e Hormuzit është e hapur dhe se anijet që kalojnë nëpër këtë korridor jetik nuk do të sulmohen më.
Deri tani, Teherani nuk e ka bërë një deklaratë të tillë, por ka këmbëngulur se rruga detare duhet të mbetet nën kontrollin e tij dhe se duhet t’i lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë aty, duke përmbysur dekada praktikash që e konsiderojnë ngushticën një rrugë ujore ndërkombëtare.
Kishte pasur disa ditë sulmesh ajrore amerikane kundër Iranit, si dhe sulme hakmarrëse iraniane që kishin goditur vende të ndryshme në Lindjen e Mesme. Këto sulme nisën pasi Irani sulmoi tri anije në ngushticë në fillim të kësaj jave.
