Të fundit

Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do të habitej dynjaja

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se raporti me kryeministri në detyrë të Kosovës, Albin Kurti është i mirë dhe se bëjnë shumë humor gjatë takimeve të tyre.

Kryeministri Rama shtoi se po të kishte kamera në takimet e tyre “do të habitej e gjithë dynjaja”.

Megjithatë, Rama u shpreh se Kosova s’është krahinë e Shqipërisë dhe se s’mund ta thërras Kurtin e t’i kërkojë ndonjë gjë.

“Albinin e takoj me kënaqësi se na ecën muhabeti shumë mirë. Bëjmë shumë humor me njëri-tjetrin. Po të kishte kamerë, do të habitej e gjithë dynjaja. Secili ka shtetin e vet, qeverinë e vet, mendjen e vet, fatmirësisht synimet i kemi të përbashkëta, metodat e ndryshme dhe s’ka problem. Unë qysh herët e kam pasur vijën time të kuqe, nuk bëj babën e askujt që ka shtëpinë e vet, Kosova ka institucionet e veta. Ka qenë një kohë ku i tregohej Kosovës çfarë duhet të bënte, kanë qenë vite brutale që kanë sjellë vetëm dëme”, ka thënë Rama gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë në Jalë të shtunën.

Ai foli edhe për raportin e tij me Ali Ahmetin, duke thënë se është miqësi për të cilën është krenar. Gjithashtu ka treguar për përpjekjet e tij për të bërë bashkë faktorin politik shqiptar në Maqedoni të Veriut, me kërkesë të partive shqiptare.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci