Të fundit

Rrezikuan pushuesit pranë bregut me mjete lundruese, mbi 10 mijë euro gjobë për dy të rinj në Shqipëri

Policia e Shtetit njofton se ka gjobitur dy të rinj pasi dyshohet se rrezikuan pushuesit duke lëvizur me mjete lundruese afër bregut.

Të dy në total u gjobitën me mbi 1 milion lekë apo mbi 10,600 euro.

Sipas njoftimit, Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare dhe DVP Fier, kanë evidentuar drejtuesin e një mjeti lundrues tip ‘Jet Ski’, i cili kishte lundruar në afërsi të bregut në plazhin e Semanit, duke rrezikuar sigurinë e pushuesve.

“Drejtuesi i mjetit lundrues, shtetasi E. D., u ndëshkua me masë administrative në vlerën 500.000 lekë të rinj, si dhe me bllokimin administrativ të mjetit lundrues”- thuhet në njoftimin e datës 11.07.2026.

Më tej në komunikatë bëhet e ditur se, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë patrullimit në afërsi të Zvërnecit, në zonën e “Plazhit të Hidrovorit”, konstatuan një mjet lundrues tip gomone, që lëvizte në mënyrë të paligjshme brenda perimetrit të sigurisë, pranë pushuesve.

“Mjeti drejtohej nga shtetasi J. H. Nga verifikimet rezultoi se ai nuk dispononte dokumentacionin përkatës të mjetit lundrues. Për shkeljet e konstatuara, ndaj tij u vendos masë administrative në vlerën 510.000 lekë të rinj, si dhe u bllokua administrativisht mjeti lundrues”- thuhet në njoftim.

Policia e Shtetit ka apeluar ndaj të gjithë përdoruesve të mjeteve lundruese dhe bizneseve që operojnë me to, të respektojnë me rigorozitet rregullat e lundrimit dhe perimetrat e sigurisë, duke theksuar se reagimi do të jetë i menjëhershëm ndaj çdo shkelësi, me qëllim garantimin e jetës dhe sigurisë së pushuesve.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci