Të fundit

Nisin përgatitjet për mbajtjen e Kuvendit të LDK-së, kërkohet shkarkimi i Abdixhikut

Lidhja Demokratike e Kosovës është futur në një proces të ri të përballjes së brendshme politike, pasi në selinë e partisë janë dorëzuar 148 nënshkrime të paraverifikuara për thirrjen e një Kuvendi të Jashtëzakonshëm, ku kërkohet edhe shkarkimi i kryetarit Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku ka bërë të ditur se ka autorizuar Sekretarin e Përgjithshëm të LDK-së që të nisë menjëherë procedurat për organizimin e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, duke theksuar se procesi do të zhvillohet në përputhje me rregullat dhe procedurat e partisë.

Pas certifikimit të plotë të nënshkrimeve, sipas tij, do të caktohet pa vonesë data dhe vendi i mbajtjes së kuvendit, ku delegatët do të kenë mundësinë të shprehin qëndrimin e tyre përmes votës.

Kreu i LDK-së ka deklaruar se nuk do t’i shmanget asnjë procesi demokratik dhe se nuk do të qëndrojë në një detyrë nëse shumica e anëtarësisë vendos ndryshe.

“LDK ka qenë dhe duhet të mbetet shtëpi e demokracisë. Nuk do t’i iki asnjë vote dhe nuk do ta mbaj asnjë detyrë kundër vullnetit të shumicës”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka njoftuar gjithashtu se për shkak të kësaj nisme do të ndërpresë angazhimet për formimin e institucioneve të Republikës, deri në përfundimin e procesit të brendshëm politik në LDK.

Tashmë vëmendja është përqendruar te Kuvendi i Jashtëzakonshëm, i cili pritet të përcaktojë të ardhmen politike të Abdixhikut në krye të LDK-së dhe drejtimin që do të marrë partia në periudhën e ardhshme.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci