Të fundit

“U kry”, lëshohet për qarkullim rruga “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se rruga “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë është hapur për qarkullim.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se punimet në këtë rrugë kanë përfunduar dhe tashmë ajo është e qasshme për automjetet dhe qytetarët.

“U kry. Lëshohet për qarkullim rruga “Fehmi Lladrovci”, ka shkruar Rama në njoftimin e tij.

Komuna e Prishtinës njoftoi dy ditë më parë se do të mbyllet përkohësisht segmenti i dytë i kësaj rruge.

Sipas njoftimit të Komunës në Facebook, mbyllja do të ishte në fuqi nga 13 korriku, në orën 20:00, deri më 16 korrik, në orën 20:00, për shkak të punimeve infrastrukturore që po realizoheshin nga Drejtoria e Investimeve Kapitale.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci