Një person është plagosur me armë zjarri sonte në fshatin Dobravë të Fushë Kosovës.
Sipas Indeksonline autori i rastit është nipi i viktimës, i cili, për motive që ende nuk janë bërë të ditura, ka plagosur axhën e tij.
I dyshuari në këtë rast thuhet se është Fidan Gjyrevci.
Papraci ka kontaktuar Policinë e Kosovës në lidhje me këtë rast por deri më tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
