Humbja 2:1 e Anglisë ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ka nxitur kritika të forta ndaj përzgjedhësit Thomas Tuchel, i cili u akuzua se me vendimet e tij ia dorëzoi iniciativën kundërshtarit.
“Tre Luanët” kaluan të parët në epërsi me rezultatin 1:0, por më pas Tuchel vendosi të forconte mbrojtjen me zëvendësime, duke u tërhequr në prapavijë. Argjentina përfitoi nga kjo qasje, përmbysi rezultatin dhe siguroi kualifikimin në finalen e madhe.
Ish-portieri i Anglisë, Joe Hart, ishte shumë kritik ndaj trajnerit gjerman.
“Thomas Tuchel tregoi se nuk besonte te skuadra e tij pasi kaloi në epërsi 1:0”, u shpreh Hart.
Edhe legjenda Wayne Rooney nuk i kurseu kritikat.
“Anglia ishte në panik. Nuk mund të kalosh në epërsi 1:0 dhe më pas të dorëzohesh. Duhet të vazhdosh të sulmosh. Ishte Argjentina ajo që ishte nën presion, jo Anglia”, deklaroi Rooney.
