Të fundit

Helmimet në Han të Elezit, policia interviston pronarin e lokalit ku u konsumua ushqimi

Policia ka intervistuar pronarin e lokalit në Han të Elezit, nga ushqimi i së cilit dyshohet se janë helmuar disa persona.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

“Me 15.07.2026 në cilësinë e të dyshuarit, në stacion policor është intervistuar një mashkull kosovar për shkak të dyshimit se në lokalin e tij pas konsumimit të ushqimit janë helmuar disa persona”.

“Rasti është duke u hetuar për të cilin është njoftuar prokurori i cili ka autorizuar të iniciohet lënda e rastit”, thuhet në raport.

Lidhur me këtë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë  ka njoftuar se ka ndërmarrë kontrolle zyrtare emergjente për të mbështetur institucionet kompetente në identifikimin e shkaktarit të mundshëm dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci