Një person është intervistuar të mërkurën në Han të Elezit, pasi dyshohet se në lokalin e tij, pas konsumimit të ushqimit, janë helmuar disa persona.
Rasti po hetohet për “prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor”.
“Hani i Elezit 13.07.2026 – NN. Me 15.07.2026 në cilësinë e të dyshuarit, në stacion policor është intervistuar një mashkull kosovar për shkak të dyshimit se në lokalin e tij pas konsumimit të ushqimit janë helmuar disa persona. Rasti është duke u hetuar për të cilin është njoftuar prokurori i cili ka autorizuar të iniciohet lënda e rastit”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Të mërkurën është raportuar se 65 persona dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në Han të Elezit, në dy piceri.
