Të fundit

Kanoset një person në Prizren, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Një person ka njoftuar policinë se është kanosur nga një person tjetër.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:00, në Prizren.

Tutje bëhet e ditur se në janë kryer bastisje në pronat e të dyshuarit në rajonin e Ferizajt ku janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, 31 fishekë të pushkës së gjuetisë, një karikator, dy këllëfë të pistoletave, një thikë dhe një pushkë ajrore e dëmtuar.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin, janë kryer bastisje në pronat e të dyshuarit në rajonin e Ferizajt ku janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, 31 fishekë të pushkës së gjuetisë, një karikator, dy këllëfë të pistoletave, një thikë dhe një pushkë ajrore e dëmtuar”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas inicimit të rastit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci