Një person është therur në sheshin e Podujevës të premte në mbrëmje, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit, për rastin është arrestuar një i dyshuar.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 19 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në sheshin e qytetit në Podujevë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që për përfshirje në këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar”, ka thënë Policia.
