Të fundit

Arrestohen administratori dhe katër punonjës të një resorti në Golem, dyshohet se izoluan inspektorët e Tatimeve

Pesë persona, mes tyre administratori dhe katër punonjës të “Prestige Resort” në Golem, janë arrestuar nga Policia e Shtetit, pasi dyshohet se kanë mbajtur të izoluar për rreth një orë punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve gjatë ushtrimit të detyrës.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur paraditen e 18 korrikut, kur inspektorët e Tatimeve kishin shkuar në resort për të kryer kontroll mbi aktivitetin ekonomik dhe dokumentacionin financiar të subjektit, me fokus verifikimin e detyrimeve tatimore.

Dyshohet se gjatë kontrollit, administratori dhe katër punonjës të sigurisë i kanë futur inspektorët në një zyrë dhe i kanë mbajtur të mbyllur, duke u pamundësuar daljen. Punonjësit e Tatimeve kanë arritur të njoftojnë Policinë, e cila ka ndërhyrë dhe ka bërë të mundur lirimin e tyre.

Në pranga kanë përfunduar administratori Sajmir Ndrecaj, shefi i financës Zaho Jaçaj, shefi i sigurisë Artan Kasa, si dhe punonjësit e sigurisë Hamid Sula dhe Bujar Agolli.

Policia njoftoi se të arrestuarit dyshohen për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë penguar dhe mbajtur të izoluar punonjësit e Task Forcës së Tatimeve gjatë ushtrimit të detyrës. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci