Gazetari dhe prezantuesi i njohur britanik Piers Morgan reagoi me fjalë të ashpra ndaj argjentinasve pas humbjes së tyre në finalen e Kupës së Botës kundër Spanjës (1:0).
Ai veçoi Paredesin dhe nuk i kurseu kritikat as për pjesën tjetër të argjentinasve.
“Sjellje e neveritshme nga argjentinasit në fund të ndeshjes, veçanërisht Paredes. Ata janë thjesht një grup banditësh të neveritshëm dhe të dhunshëm dhe një turp për futbollin. S’kam qenë kurrë më i lumtur për humbjen e një ekipi sesa sot”, shkroi Morgan në platformën X.
Disgusting behaviour by the Argentinians at the end, especially Paredes.
Just a bunch of nasty violent thugs, and a disgrace to football. Never been so happy to see a team lose. pic.twitter.com/Sy1xVo8Im1— Piers Morgan (@piersmorgan) July 19, 2026
“Karma është k**vë”, shkroi ai në një tjetër postim menjëherë pas përfundimit të takimit.
Në këtë postim, ai publikoi një foto të ekipit kombëtar argjentinas duke festuar fitoren e tyre kundër Anglisë me një pankartë që mbante mesazhin për “Malvinat”. Kështu i quajnë argjentinasit Ishujt Falkland, të cilët i humbën në luftën kundër anglezëve.
Karma’s a b*tch, baby.
See ya. 👋 pic.twitter.com/8nbqOczQnk— Piers Morgan (@piersmorgan) July 19, 2026
